HOME ABOUT US KUNG FU WUSHU TAI CHI TRAINING GALLERY CONTACT
© Wushu Albania 2011

Shaolin Kung Fu Chan

Shaolin Kung Fu Chan është Kung Fu-ja që lidhet direkt me Tempullin e Shaolinit dhe inspirohet thellësisht nga teoritë Chan (Zen)

 

Tempulli i Shaolinit

Në Kinë ndodhen sot dy Tempuj të Shaolinit. Njëri quhet Tempulli Verior i Shaolinit dhe tjetri Tempulli Jugor i Shaolinit (në qytetin Putian, provinca Fujian). Kur flitet për Tempullin e Shaolinit, në përgjithësi i referohet Tempullit Verior të Shaolinit, për arsye të historisë më të gjatë të tij. Tempulli i Shaolinit është një Tempull i Chan (Zen) Buddhisëm dhe ndodhet në malin Songshan, qyteti Dengfeng, provinca Henan. Sot ai udhëhiqet nga kryemurgu i nderuar Shi Yongxin,  nxënësit e të cilit, kanë hapur sot nëpër Botë degë të Tempullit të shaolinit, me qëllim përhapjen dhe testimin e njohurive, kulturës apo Kung Fu- së Shaolinit në të gjithë botën. Një ndër këto degë është dhe Shaolin Temple UK në Londër, Angli, i themeluar nga Shifu Shi Yanzi, nxënës i Shi Yongxin.

I themeluar në Shek. V, tre konsiderohen thesaret e Tempullit të Shaolinit:

Filozofia Chan

Chi Gong e Shaolinit

Kung Fu e Shaolinit

 

Filozofia Chan (Zen) është filozofia që qëndron ne thelb të Chan Buddhisëm (degë e veçante e Buddhismit), e cila predikohet në Tempullin e Shaolinit dhe e ndërthurur me kalimin e kohës dhe me koncepte të Taoismit. Filozofia Chan praktikohet dhe frymëzon gjithë jetën në Tempullin e Shaolinit , që nga gjërat e përditshme e deri te Kung fu-ja e famshme që praktikohet atje (dhe në gjithë Botën). Chan përqëndrohet në jetën reale, eksperiencën individuale dhe ështe i drejtpërdrejtë. Chan është një rrugë, një drejtim, një mënyrë për ti bërë gjërat drejt, me vetëdije dhe duke përjetuar dhe vlerësuar eksperiencën vetiake. Një nga fjalët e urta që shërbejnë për të drejtuar praktikuesit e Chan thotë:

Kur pi uje, vetëm ai që pi e di,

sesa i ngohtë apo i ftohtë është gota me uje.

 

Pra askush nuk mund të të thote me fjalë kuptimin e diçkaje ose të të mësojë me fjalë një diçka, përvecse mund të të tregojë rrugën ose mënyrën për ta bërë dhe përjetuar atë vetë. Pra proçesi i të kuptuarit dhe mësuarit është një proçes shumë personal. Praktikuesi ose kërkuesi është i vetmi i cili është i aftë të përjetojë Chan dhe spontanitetin e tij. Mëndja e dyzuar, mëndja e ndarë, mëndja me paragjykime janë pengesa kryesore në praktikimin e chan.

Chi Gong e Shaolinit. Chi Gong ndahet në: Chi Gong  i brendshëm (kultivon energjinë e brendshme dhe përmirëson shëndetin në disa aspekte) dhe Chi Gong i jashtëm ose Chi Gong i fortë (forcon trupin dhe rrit aftësitë vet-mbrojtëse). Dora e hekurt, thyerje të gurëve me pjesën e sipërme të kokës, xhaketa e hekurt, etj. janë të gjitha tipe të Chi Gong-ut të fortë. Chi Gong dhe vecanërisht ai i brendshëm praktikohet në gjithë Botën , nga njerëz të të gjitha moshave. Chi Gong shpesh përshkruhet si ‘Meditim në lëvizje’ ose Yoga Kineze. Ba Duan Jin ose Tete pjeset e Arta Chi Gong, që mësohet në Chin Woo Kung Fu & Wushu Academy (në Klasat Tai Chi) është një set ushtrimesh që daton larg në historinë antike të Tempullit të Shaolinit në Kinë. Ushtrimet stimulojnë qarkullimin, ndihmojnë muskujt të relaksohen, mobilizojnë kycet, stimulojnë Chi- (energjinë e brendshme), përmirësojnë fleksibilitetin, promovojnë një metabolizëm të shëndetshëm dhe forcojne sistemin imunitar.

Kung Fu e Shaolinit ose Kung Fu Chan është e veçantë për faktin e lidhjes së saj me filozofine Chan, ku conceptet e saj drejtojnë dhe ndihmojnë praktikuesit psikologjikisht në stërvitjen e tyre të përditshme. Kung fu e Shaolinit përfshin dhjetra variante teknikash me dorë të lirë dhë armë. Kung Fu Chan e praktikuar në Chin Woo Kung Fu & Wushu Academy është e njëjtë me atë të praktikuar në Shaolin Temple UK, ku stërvitja fokusohet në bazat kryesore të Kung Fu-, përgatijen fizike dhe forcimin e trupin, pasi të kalohet në klasat San Shou (Sanda-Kickboxing-Thaiboxing). Shaolin San Shou është e veçantë në llojin e saj për shkak të parapërgatitjes në kung Fu fillimisht dhe mënyrës së goditjeve, të ndryshme nga çdo stil tjeter.