Wushu
Wushu (kinishte e thjeshtëzuar:武术; kinishte tradicionale:武術) fjalë për fjalë do të
thotë "art marcial/ushtarak".
Wushu është një term më i konçiz se sa termi Kung Fu per t’ju referuar arteve marciale
kineze.
Në kuptim të gjerë, fjala Wushu i referohet çdo arti marcial kinez, kurse në një
kuptimin më të ngushtenë ajo shpesh i referohet disiplinës sportive të quajtur "Wushu
ose Wushu moderne".
Termi Wushu përbëhet nga dy karaktere kineze 武(wǔ), që do të thotë, marciale ose
ushtarake, dhe 術(shù), e cila përkthehet në disiplinë, aftësi ose metodë. Së bashku
këto formojnë "wǔshù" që do të thotë ‘Art i luftimit' ose "Art marcial".
Historia
Disiplina e Wushu-së u krijua në Republikën Popullore të Kinës pas vitit 1949, në
një përpjekje për të nacionalizuar praktikën e arteve marciale tradicionale kineze.
Shumica e ushtrimeve apo formave moderne që praktikohen në ktë disiplinë u formuan
nga artet “Prinder” të tyre, nga një komitet i caktuar nga qeveria.
Në 1958, qeveria krijoi All-China Wushu Association si një organizatë ombrellë për
të rregulluar praktikimin e arteve marciale. Komisioni Shtetëror Kinez për Kulturën
Fizike dhe Sportet mori kryesimin në krijimin e formave të standardizuara për shumicën
e arteve. Gjatë kësaj periudhe, një sistem kombëtar Wushu që përfshinte forma, standarte,
planprograme mësimore, dhe gradime për instruktorë u krijua. Wushu u fut si në shkollën
e mesme dhe në nivelin universitar. Në 1986, Instituti i Kërkimeve Kombëtare Kinese
për Wushu-në u themelua si autoriteti qëndror për hulumtim dhe administrimin e aktiviteteve
të Wushu-së në Republiken Popullore të Kinës. Ndryshimi i politikave qeveritare dhe
qëndrimet ndaj sportit në përgjithësi çuan në mbylljen e Komisionit Shtetëror të
Sporteve (autoriteti qëndror i sporteve) në vitin 1998. Kjo mbyllje është parë si
një përpjekje për të de-politizuar pjesërisht sported e organizuara dhe për të orientuar
politikat sportive drejt tregut. Si rezultat i këtyre faktorëve sociologjikë që po
ndryshojnë brenda Kinës, të dyja stilet tradicionale dhe moderne të Wushu-së po promovohen
nga qeveria kineze.
Federatat ndërkombëtare të Wushu-së
IWuF – Intenational Wushu Federation
EWuF – Europian Wushu Federation
MWuF – Mediterenian Wushu Federation
Këto Federata organizojnë Kampionate sipas afateve kohore të përcaktuar nga ato,
përvec MWuF e cila u krijua në 2010-ën dhe pritet të organizojë Kampionatin e saj
të parë gjatë vitit 2012. Po bëhet një pune e madhe gjithashtu që Wushu të ketë mundësine
të bëhet një loje Olimpike dhe të garojë në Lojrat Olimpike.
Wushu Moderne është i përbërë nga dy disiplina:
Taolu (套路; format/ushtrimet)
Sanda (散打; sparring/luftimi).